
Zyra e Kryeministrit përmirëson tekstin ku i referohej Kosovës si “Kosovë e Metohi”

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka ndërruar komunikatën ku i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi.
Në një intervistë të përkthyer nga BBC në gjuhën serbe, figuronte emri i Petar Petkoviq si “Drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi”.
Në këtë përkthim, në pjesën kur gazetari flet për pozitën që Petar Petkoviç ka në Qeverinë e Serbisë, ai i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, emër ky që Serbia zyrtare e përdorë për Kosovën meqë nuk e njeh si shtet.
Çudia është se edhe zyra e kryeministrit i është referuar njëjtë Kosovës, si “Kosovë e Metohi”, duke mos bërë përkthim korrekt, ndaj qëndrimit për vetë shtetin që kryeministri udhëheqë.

Tani gabimi është rregulluar.
(Kosova Sot Online)