Prej 1 shtatori të gjithë policët duhet të jenë në punë, edhe nëse janë në pushime

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 20:06
Prej 1 shtatori të gjithë policët duhet të jenë në punë, edhe nëse janë në pushime

Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore, pas vendimit që kanë marrë drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar  nga zyra për media e Policisë.

“Bazuar në nevojat operacionale dhe arritjen e objektivave kryesore, Policia e Kosovës veprimet e saj i ndermerr bazuar në autorizimet ligjore dhe në pajtim me procedurat standarde të operimit në fuqi, përfshirë këtu edhe menaxhimin e pushimeve të personelit policor apo resurseve njerëzore” thuhet në përgjigjen e Policisë, duke mos pasur më shumë detaje për Planin Operativ".

(Kosova Sot Online)