Ziadin Sela jep dorëheqje!

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 16:22
Ziadin Sela jep dorëheqje!

Pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pritet të ofrojë dorëheqje në organet e partisë.

Sipas informacioneve të fundit, Sela ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qendrore të partisë, ndërsa aty do të ofrojë edhe dorëheqjen.

Zërat për dorëheqjen e Selës ishin aktuale edhe pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, por në Kongresin e mbajtur disa muaj më vonë, Sela rikandidoi duke u votuar nga delegatët e Kongresit edhe për një mandat tjetër

Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të fitojë asnjë mandat këshilltari në këto zgjedhje, duke nxitur debat të ashpër edhe brenda strukturave partiake e një pjesë e mirë prej tyre, përgjegjësinë e kërkonin nga kreu i partisë.


(Kosova Sot Online)