Rama e pret Markun në Zyrë, ia kërkon një palë doreza

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 15:44
Rama e pret Markun në Zyrë, ia kërkon një palë doreza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon takimet me sportistë. Pas Luiza Gegës, Rama tash është takuar me boksierin Florian Marku.

Rama tha se pasnesër, Marku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC në Air Albania Arena.

Pasi hyri në zyrë, Rama i kërkoi Markut një palë doreza boksi, për të cilat tha se “i duhen”.

Si dhuratë, Marku i çoi Ramës një dorezë boksi, një bluzë, një kapele dhe një brez boksi me fotografitë e Edi Ramës.

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, ka shkruar Rama në Facebook.

(Kosova Sot Online)