Presidenti slloven: I kërkova Vuçiqit të distancohet nga bota serbe

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 17:41
Presidenti slloven: I kërkova Vuçiqit të distancohet nga bota serbe

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të distancohet nga “bota serbe”.

Pahor në një prononcim për gazetën kroate “Nacional” tha se Vuçiqit i ka kërkuar edhe heqjen e mbështetjes ndaj Milorad Dodik.

Kjo gazetë shkruan se disa media kanë raportuar që Pahor mund të bëhet emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

“Për shkak të përfshirjes dhe ndikimit të tij të madh në Ballkanin Perëndimor, mediat madje pohuan se Pahor në të ardhmen mund të marrë pozitën e Miroslav Lajçakut, përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”

(Kosova Sot Online)