
Lexoni edhe:
Vjen alarmi tronditës nga Thesari i Shtetit, për 6 muajt e kaluar,buxhetit i humbën mbi 20 mil. € nga drejtësia që ja bënë avokatinë krimit të organizuar!
Këshilli i Prindërve të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i bojkotojnë orët e humbura nga greva e mësimdhënësve.
“Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva”, thuhet në njoftimin e KPK-së në Facebook.
Ata kanë thënë se nuk duan që të dëmtohen nga greva dhe t’ua përshtatin orarin jashtë ditëve të punës dhe kalendarit vjetor të mësimit.
“Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit”.
(Kosova Sot Online)