
U tha se Mbretëresha Elizabetë ka vdekur, familja mbretërore është pranë saj

Gjersa në rrjetet sociale kanë shpërthyer pastime se Mbretëresha Elizabetë ka vdekur, BBC raporton drejtpërdrejtë se familja mbretërore është mbledhur pranë saj, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Kaq dihet deri më tani.
Familja mbretërore është mbledhur në pallatin mbretëror në Skoci, për shkak të gjendjes së Mbretëreshës 96-vjecare.
Në shumë media dhe në rrjete sociale u raportuar se Mbretëresha ka vdekur, por ky lajm nuk është konfirmuar nga mediat kredibile britanike.
BBC raporton se mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar, pasi asaj i është rënduar gjendja mëngjesin e sotëm. Por, Pallati Mbretëror thotë se gjendja e saj vazhdon të jetë “komforte”.
Tashmë një pjesë e familjes mbretërore raportohet të ketë shkuar pranë saj.
(Kosova Sot Online)