
Gazetarja e BBC-së që shkroi se Mbretëresha ka vdekur del me një lajm tjetër

Prej disa orësh, në media dhe rrjete sociale po flitet rreth gjendjes së rënduar të Mbretëreshës Elizabetë, për të cilën një gazetare e BBC-së shkroi se ka vdekur. Gazetarja e ka fshirë postimin dhe kërkoi falje për këtë. Gjendja e Mbretëreshës nuk dihet, gjersa anëtarë të familjes mbretërore kanë udhëtuar urgjentisht te pallati ku gjendej Mbretëresha.
Yalda Hakim, gazetare e BBC-së, thotë se postimi i saj se Mbretëresha ka vdekur ishte i pasaktë.
“Postova se ka pasur një njoftim për vdekjen e Mbretëreshës. Ka qenë e pasaktë, sepse nuk ka pasur njoftim dhe kështu e fshiva postimin. Kërkoj falje”, ka shkruar gazetarja e BBC-së.
Familja mbretërore është mbledhur në pallatin mbretëror në Skoci, për shkak të gjendjes së Mbretëreshës 96-vjeçare.
BBC raporton se mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar, pasi asaj i është rënduar gjendja mëngjesin e sotëm. Por, Pallati Mbretëror thotë se gjendja e saj vazhdon të jetë “komforte”.
Për gjendjen e Mbretëreshës ka shkruar edhe kryeministrja Liz Truss.
“I gjithë vendi është thellësisht i shqetësuar nga lajmi prej Pallati Mbretëror këtë mesditë. Mendja ime dhe e popullit anë e mbanë Mbretërisë së Bashkuar është me Lartmadhërinë dhe familjen e saj”, ka shkruar kryeministrja britanike
(Kosova Sot Online)