Selakoviq i reagon Tanja Fajonit që i quajti absurde deklaratat e Vuçiqit për Slloveninë

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 17:47
Selakoviq i reagon Tanja Fajonit që i quajti absurde deklaratat e Vuçiqit për Slloveninë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, i është kundërpërgjigjur homologes sllovene, Tanja Fajon, e cila tha se deklarata e Vuçiqit se “Sllovenia ka shkelur integritetin territorial të Serbisë me njohjen e Kosovës është absurde”.

Selakoviq tha se Serbia nuk e aprovon pozicionin e Sllovenisë kur vjen puna te njohja e Kosovës

“S’duam të kontestojmë të drejtën e Sllovenisë për të marrë qëndrim në politikën e jashtme por Sllovenia s’duhet ta mohojë të drejtën e Serbisë për t’i mbrojtur qyetarët e shtetit të saj dhe interesat e saj kombëtare. S’duhet ta shpreh se interesat shtetërore të saj janë sfiduese për interesat shtetërore të Serbisë. Sllovenia duhet të shfaqë takt të vogël diplomatik dhe të mos e prek Serbinë aty ku është më sensitive”, tha Selakoviq.

Kryediplomati serb tha se ata që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës “kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë”

“Ata që e njohën pavarësinë e vetëshpallur të të ashtuquajturës “Kosovë”, shkelën të drejtën ndërkombëtare dhe shkelën integritetin territorial të Serbisë. Fakti që nuk na kujtohet çdo ditë ky fakt nuk do të thotë se ne hezitojmë, por ne duam të ndërtojmë ura me ata që për këtë çështje kanë qëndrim tjetër, është pikërisht ky qëndrim i Serbisë që është rritur dhe vazhdon të shtojë numrin e vendeve që nuk e njohin të ashtuquajturën “Kosovë”, por Serbia brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, brenda të cilëve është edhe anëtare e OKB-së”, përfundoi Selakoviq.

(Kosova Sot Online)