Aksident zingjiror në Vushtrri

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 19:34
Aksident zingjiror në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në hyrje të Vushtrrisë.

Lexues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka qenë edhe autoambulanca.

Kosova Sot ka tentuar të komunikojë më Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

Image

(Kosova Sot Online)