
Vdes në moshën 96 vjeçare mbretëresha Elizabeth II

Ndahet nga jeta mbretëresha Elizabeth II. Sipas mediavetë huaja, ajo ndodhej në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci.
Në njoftimin e shkurtër, thuhet se Mbretëresha ka vdekur në paqe në Baltimore
Pallati mbretëror njoftoi përmes një deklarate zyrtare se monarkja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave vendase, ajo ndodhej në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral, Skoci.
Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet komode dhe në Balmoral”, thuhej në një deklaratë nga Buckingham Palace.
(Kosova Sot Online)