
Quni i uron mirëseardhje deputetes Kica-Xhelili

Deputeti i LDK’së, Anton Quni i ka uruar mirëseardhje deputetes Doarsa Kica Xhelili në partinë e tij.
Quni përmes një shkrimi në Facebook përmendi edhe ata që u larguan nga LDK’ja, duke thënë se edhe ata i konsideron të mirë.
Ai po ashtu tha se dyert e partisë janë gjithmonë të hapura, edhe për ata që u larguan.
“Mirë se vjen, Doarsë! Sa të mirë janë ata që e rinojnë shtëpinë tonë me besim, kulturë e dije. Edhe ata që na u larguan nga shtëpia, e në të u rritën, unë ende i konsideroj të mirë. Kur të gjitha shtigjet t’u mbyllen, le të kujtojnë shtëpinë e vjetër, ku portat gjithmonë janë të hapura”, tha ai.
(Kosova Sot Online)