
Hamiti kujton momentin me Mbretëreshën: Duhet të jesh e emocionuar

Bashkëshortja e ish-ambasadorit të parë të Kosovës në Britani të Madhe, Vjosa Hamiti-Sadriu, pak minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ka ndarë me publikun një përvojë të saj.
Ajo ka thënë se kishte rastin ta takojë mbretëreshën disa herë gjatë qëndrimit të Londër.
Hamiti kujtuar takimin e parë gjatë shkëmbimit të letrave kredenciale nga ambasadori, Muhamet Hamiti, duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo.
“Unë pata fatin ta takoj Mbretëreshë Elisabetën e dytë disa herë gjatë qëndrimit tim në Londër. Në takimin e parë në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga Muhameti, ajo me tha: “Dëgjova se jeni shumë e emocionuar- duhet edhe të jeni, sepse ju sot po shkruani historinë e vendit tuaj- jeni përfaqësuesit e parë të Kosovës.””, është shprehur Hamimit.
Ajo ka thënë se Mbretëresha Elizabeth II ishte ndër gratë të cilat i admiron.
Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur sot në orët e pasdites, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
(Kosova Sot Online)