Fushatë kundër obligimit që pensionistët të dëshmojnë se janë gjallë

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 22:41
Fushatë kundër obligimit që pensionistët të dëshmojnë se janë gjallë

Është ora 12:30 dhe për këtë arsyeje Rrahim Shala  nga fshati Trudë e Prishtinës duhet të pres edhe pak që të dëshmojë se jeton ende.

Stafi i Qendrës së për Punë Sociale madje shërbimin e kreu gjatë pauzës që 90 vjeçari të mos priste.

Për Shalën që vitin e largët 1932 e ka vit të lindjes kjo procedurë është goxha e mundimshme.

E gjendja e tij shëndetësore nuk e lejoi të shpreh as pakënaqësinë që ka.

Këtë po e shprehin bashkëmoshatarët e tij, të cilët thonë se po kërkohet shumë nga ta.

Madje nga ta jepet edhe një alternativë se si do të duhej të zgjidhej ky problem.

Vështirësi po kanë edhe familjarët, që kujdesen për të afërmit e tyre.

Lidhur me këtë, sociologët po konsiderojnë se po shkelet dinjiteti i pensionistëve.

E që krejt kjo procedurë të ndryshoj, ka marrë një iniciativë Xhevdet Pozhari.

Iniciativa “Dinjiteti për pensionistet” ka një qëllim.

Kjo iniciativë duket se ka marrë përkrahje edhe nga institucionet.

(Kosova Sot Online)