Mesazhi në serbisht te vendi ku u vra Enver Zyberi: Jemi këtu, ju presim

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 15:49
Mesazhi në serbisht te vendi ku u vra Enver Zyberi: Jemi këtu, ju presim

Një afishe tjetër është vendosur në gjuhën serbe në veri.

“Këtu jemi! Po presim!” e shkruar me të mëdha bashkë me emrin “brigada e veriut”, është vendosur në vendin ku ishte vrarë Enver Zymberi, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Tri ditë më parë, 6 shtator, kryeministri Albin Kurti vizitoi këtë vend si dhe vizitoi bazën e PK-së në Zubin Potok e kampin Belvedere në Mitrovicë.

Por, vizitën e tij nuk e pritën mirë serbët e Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”,

Sipas Petkoviqit, ky ishte qëllim “për tensione e pasiguri”.

Në veri janë shfaqur afishe në gjuhën serbe kohëve të fundit që nga tensionet mbi vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet.

(Kosova Sot Online)