Mbreti Charles III zhvillon takimin e parë me kryeministren

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 18:19
Mbreti Charles III zhvillon takimin e parë me kryeministren

Mbreti Charles III zhvilloi takimin e tij të parë personal me kryeministren e vendit, Liz Truss në Buckingham Palace.

Kryeministrja Truss e cila e mori mandatin të martën nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth kaloi më shumë se një orë e gjysmë në takimin me mbretin.

Më herët, Charles u takua në rrethinat e Buckingham Palace me qindra njerëz që kishin dalë për të shprehur respektin për vdekjen e mbretëreshës.

(Kosova Sot Online)