
Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib, për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.
“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.
(Kosova Sot Online)