
Sa herë Mbretëresha Elizabeth II na bëri për të qeshur

Mbretëresha Elizabeth II, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 96-vjeçare, përveç paraqitjes serioze në disa momente na ka bërë edhe për të qeshur.
Disa nga momentet e saj qesharake ndër vite kanë qenë:
Si pjesë e festimeve të saj të Jubileut Platinum në qershor, Mbretëresha u filmua duke pirë çaj me Paddington Bear, në Pallat, ku po festonte 70 vjetorin e saj në fron.
Ndërsa festimet do të fillonin, Paddington i ofroi asaj një sanduiç marmelatë.
“Unë e mbaj gjithmonë një për raste urgjente,” i tha ai, duke e nxjerrë një nga poshtë kapelës së tij të kuqe të famshme.
“Po edhe unë,” u përgjigj mbretëresha, duke hapur çantën e zezë me firmë dhe duke nxjerrë të sajën.
Kur Mbretëresha u takua me James Bond
Si pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012, Mbretëresha bëri një hyrje dramatike me ndihmën James Bond.
Si pjesë e një skene të krijuar nga regjisori Danny Boyle, Mbretëresha bëri një vizitë në Pallatin Buckingham. Më pas ajo u shfaq duke u hedhur me parashutë në stadiumin Olimpik për të përshëndetur turmat brohoritëse.
Lojërat ‘Invictus’
Në vitin 2016, Mbretëresha u shfaq në një tjetër videoklip viral, këtë herë me nipin e saj Princin Harry për të promovuar Lojërat Invictus.
Dyshja panë një video-mesazh nga ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë Barack dhe Michelle Obama, të cilët i dhanë Princit Harry një sfidë sportive.
Prerja e një torte me një shpatë ceremoniale
Mbretëresha preu shumë ëmbëlsira gjatë jetës së saj. Në një ngjarje bamirësie në Cornëall në 2021, ajo provoi u munduar të priste tortën me një thikë gjigante.
Por thikën ajo nuk e kapi mirë, veprim i cili bëri të qeshnin të gjithë ata që ishin mbrapa saj.
Fotoja pas dy lojtarëve hokej australianë
Në vitin 2014, dy lojtare hokej australianë mbetën të habitur kur Mbretëresha u shfaq duke buzëqeshur në sfondin e fotografisë së tyre në Lojërat e Commonëealth në Glasgow.
Jayde Taylor (majtas) postoi imazhin e parë në Twitter dhe tha: “Ahhh Mbretëresha e bombardoi selfie-n tonë!”, me tweet-in që u bë menjëherë viral.
Duke qeshur me një tufë bletësh
Mbretëresha shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Duka i ndjerë i Edinburgut, në mijëra ngjarje zyrtare.
Por gjatë një rishikimi ushtarak në Kështjellën Windsor në vitin 2003, një tufë bletësh prishi ecurinë. Çifti mbretëror e mori me sportivitet.
(Kosova Sot Online)