Zbulohet data e funeralit të Mbretëreshës

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 09:02
Zbulohet data e funeralit të Mbretëreshës

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën, më 19 shtator, në Westminster Abbey.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit.

Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg ditën e diel, para se të dërgohet të martën në Londër.

Nga dita e mërkurë, trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare.

(Kosova Sot Online)