Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te memoriali 'Kosova kujton'

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 09:09
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te memoriali 'Kosova kujton'

Në nder të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në  SHBA, presidentja Osmani bashkë me kryeministrin Kurti dhe zv/ambasadorën e SHBA-së, Alyson Grunder, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zv. Ambasadorja e SHBA-ve, Alyson Grunder, do të bëjnë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA”, thuhet në njoftim.

Më 11 shtator 2001, katër aeroplanë të rrëmbyer, kryen sulme në tokën amerikane. Dy avionë goditën Kullat Binjake në Nju Jork, një avion goditi Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me sulmuesit që gjendeshin në bord. Nga ky sulm mbetën të vdekur afër 3 mijë persona.

(Kosova Sot Online)