Ekspertët: Fondi i Trustit i rrezikuar, qytetarët po humbin

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 11:31
Ekspertët: Fondi i Trustit i rrezikuar, qytetarët po humbin

Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare dhe kjo ka shkaktuar humbje të konsideruara të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë.

Megjithatë Trusti, ka arritur të rikuperojë një pjesë të investimeve që pësuan humbje deri në muajin korrik, për shkak të krizës në tregjet financiare globale si pasojë e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

Sa i përket humbjeve në Trust, profesori tjetër universitar, Ujkan Bajra po e kujton iniciativën ligjore në Kuvend muaj më parë për tërheqjen e një përqindje nga Trusti.

Sipas Bajrës, qasja ndaj Trustit ishte dhe mbetet e gabuar. Raportet e fundit sipas tij po tregojnë se kush kishte të drejtë për tërheqjen e mjeteve.

“Kur u fol për tërheqjen e mjeteve të Trustit muaj më parë, kishte një arsye logjike për të konsideruar lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Tani ata skeptikë janë zhdukur, por është mirë të dilni tani dhe të zbuloni se ku është garancia që kthimi i investimit pas kaq shumë ditësh në vend të një kthimi pozitiv, ka një vlerë negative. Prandaj, qasja ndaj trustit ishte dhe mbetet e gabuar dhe tani raportet publike të FKPK-së po tregojnë se kush kishte të drejtë? Nga plasmanet totale prej mbi 2.2 miliardë eurosh të kontribuuesve, në shtator 2022 kthimi nga investimi është negativ me mbi 101 milionë euro. Pra kontributet tona janë ulur në vlerë me mbi 101 milionë euro, duke shkaktuar humbje të konsideruara”, shkroi Bajra.

Në Fondin prej mbi 2.2 miliardë eurosh janë mbi 700 mijë kontribuues të Kosovës.

(Kosova Sot Online)