
Doli të marrë picën, shqiptarja përplaset për vdekje pranë shtëpisë

59-vjeçarja shqiptare Paulina Ndrecaj, është përplasur për vdekje nga një makinënë Bronks të Nju Jorkut shumë pranë shtëpisë së saj.
Ndrecaj kishte dalë për të blerë pica kur një makinë hipi në trotuar dhe e përplasi drejt një gardhi metalik. Për pasojë shqiptarja u ça nga një shufër hekuri. Ajo ndërroi jetë gjatë operimit në spital.
Paulina ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte një nip. Fran Ndrecaj, 71 vjeç, burri i të ndjerës ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksidenti dhe ka dëgjuar zhurmë të fortë kur makina është përplasur.
“I kishte rënë të fikët. Kishte humbur shumë gjak, gjak i cili i dilte nga goja dhe nga hundët”, ka rrëfyer Ndrecaj.
(Kosova Sot Online)