
Kim: Amerika s’e harron besnikërinë e solidaritetin

Sot SHBA dhe e gjitha bota përkujton 21 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, që u kryen nga nëntëmbëdhjetë terroristë të al-Kaedës, të cilët rrëmbyen katër aeroplanë komercialë dhe i përplasën ato në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani ku vdiqën 3,000 njerëz.
Presidenti Bajram Begaj shkruan se sot nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste.
“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Begaj.
Postimin e Begajt e ka rishpërndarë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj. Amerika nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohë ndihme. Ne do të jemi më të fortë së bashku”, shkroi Kim.
(Kosova Sot Online)