
Dy persona u lënduan në aksidentin në Kaçanik

Dy persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Doganaj të Kaçanikut.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa të lënduarit janë dërgruar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.
Këto informacione i dha për Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt.
“Sot rreth orës 10:45 në aksin rrugor Shtërpcë- Fusha e Pajtimit, në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy automjetet lëndime trupore pësojnë dy persona të cilët për ndihmë mjekësore janë dërgruar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të akidenteve po e heton këtë rast”, tha Veseli.
(Kosova Sot Online)