LDK kërkon dorëheqjen e Latifit: Kosova po përballet me pandeminë e paaftësisë

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 13:16
LDK kërkon dorëheqjen e Latifit: Kosova po përballet me pandeminë e paaftësisë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, në një konferencë për media, ka folur për problemet në sektorin e shëndetësisë.

Ai tha se Kosova po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë.

Hyseni tha se janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin.

“Pandemia e paaftësisë e Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësore po i trajton me lëmoshë gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 për qind. Janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin, në mesin e tyre i kemi edhe 40 specializantë ”, tha Hyseni.

(Kosova Sot Online)