IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, kjo është vepra për të cilën dyshohet

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 13:41
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, kjo është vepra për të cilën dyshohet

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

Beka bëri të ditur se informatat e para për këtë rast i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Beka.

(Kosova Sot Online)