Pas 10 muajsh, arrestohet i dyshuari i pestë për tentimgrabitjen në Prizren

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 16:47
Pas 10 muajsh, arrestohet i dyshuari i pestë për tentimgrabitjen në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e pestë për grabitjen që ndodhi më 15 nëntor 2021 në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir – pronarë të argjendarisë.

Ai dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Grabitje në tentativë”.

“Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë. Gjatë përleshjes dy viktimat  -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë  plagosur me armë zjarri. Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër. Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer  zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë. Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg. Policia ka mbledhë provat  dhe dëshmitë dhe pas disa  ditësh katër  të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshimti  i pestë për grabitje

Prizren, 13 Shtator  2022

Me datë 13 Shator 2022,  falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren,  është arrestuar një person i  dyshuar për veprën  penale  “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve  për veprën penale “Grabitje-në tentativë  ”  që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.

Konkretisht me datë 15 Nëntor 2021 në Prizren , disa  persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari.

Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.

Gjatë përleshjes dy viktimat  -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë  plagosur me armë zjarri.

Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.

Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer  zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë.

Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.

Policia ka mbledhë provat  dhe dëshmitë dhe pas disa  ditësh katër  të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës.

(Kosova Sot Online)