
SHBA i jep mbështetje Kosovës në respektimin e kushtetutës dhe pavarësisë së saj

Në kuadër të përvjetorit të dhjetë të përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar edhe njëherë se mbështesin Kosovën në respektimin e Kushtetutës dhe pavarësisë nga çdo qytetarë.
Ambasada Amerikane njofton se e ngarkuara me punë në vendin tonë, Alyson Grunder, i është bashkuar liderëve kosovarë dhe anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë në shënimin e 10-vjetorit të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.
“SHBA mbështet Kosovën në sigurimin që parimet e vendosura në shpalljen e pavarësisë dhe kushtetutës të realizohen për çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
(Kosova Sot Online)