Gërvalla shkarkon dy diplomatë

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 15:53
Gërvalla shkarkon dy diplomatë

Duke u thirrur në një vendim për konkursin në MPJ, para 11 viteve si argument i zbehtë Ministrja Gëvalla shkarkon edhe dy diplomatë kosovarë që kishin shërbyer për 7 vite në Shkup, Beograd dhe Zagreb.

Sipas burimeve të medias online brenda MPJD’së, Donika Gërvalla-Schwarz së fundi ka shkarkuar diplomatët Amir Haziri dhe Flurim Gashi, të cilët janë diplomat eminent

Diplomati Amir Haziri në mars të këtij viti kishte kërkuar që nga 1 marsi e deri me 1 shtator 2022, të marrë pushim pa pagesë dhe në punë të paraqitej me 2 shtator 2022.

Kjo kërkesë fillimisht ishte pranuar nga MPJD dhe ishte cekur që pas përfundimit të pushimit pa pagesë, Amir Haziri rikthehet në punë.

Mirëpo përkundër që në vendim thuhej se Haziri mund të kthehet në punë pas përfundimit të pushimit, ai një ditë pa e përfunduar pushimin u shkarkua nga MPJD në pozitën që e mbante.

Në vendim shihet se me datë 31 gusht është vendosur që të shkarkohet nga MPJD dhe në vendim shkruhet: “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk mbanë detyrim për sistemimin e z.Haziri, brenda MPJD’së”.

Ky vendim ka hyrë në fuqi me datë 2 shtator 2022, në ditën edhe kur është protokolluar.

(Kosova Sot Online)