Agjencia turistike në Pejë mashtroi qytetarët duke përfituar mbi 10 mijë euro

  • A.P /
  • 14 September 2022 - 16:13
Agjencia turistike në Pejë mashtroi qytetarët duke përfituar mbi 10 mijë euro

Të hënën viktima kishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se me 31 gusht kishte paguar dy bileta udhëtimi  në vlerë prej 1 mijë e 38 euro në një agjenci turistike në Pejë. Por, viktima kur kishte shkuar në aeroportin e Prishtinës, kishte kuptuar se udhëtimi nuk mund të realizohej, pasi qe nuk ishte bërë rezervimi nga agjencia ku kishte bërë pagesën e biletave të udhëtimit.

Lidhur me rastin, policia e Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Me urdhër Prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Më datë 14. 09. 2022  në Stacionin Policor Pejë, kanë  raportuar edhe shtatë (7) viktima tjera të cilat kishin rezervuar bileta udhëtimi për pushime jashtë vendit në shumë prej nëntëmijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë (9836) euro.Në agjenci viktimat kishin paguar për bileta udhëtimi  shumën  prej dhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër (10874) euro”, njofton policia.

Rasti është në proces nga njësiti i hetimeve Stacioni Policor Pejë.  

(Kosova Sot Online)