
Të paftuar në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, kush futet në “listën e zezë”

Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mjanmari nuk është i ftuar të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth II.
Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Si aleat i ngushtë i udhëheqësit rus, edhe Presidenti bjellorus Lukashenko, nuk ka marrë ftesë.
Megjithatë Rusia nuk denjoi as ta thoshte publikisht se as nuk po e konsideronte që të shkonte në funera.
Funerali do të zhvillohet më 19 shtator. Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Ëestminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.
(Kosova Sot Online)