Ndërpritet seanca e Kuvendit

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 16:24
Ndërpritet seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare, duke lënë në gjysmë debatin parlamentar për grevën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se e njëjta seancë me pikat e mbetura në rend të ditës do të vazhdojë javën ardhshme.

Gjatë ditës, kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se Kuvendi duhet të mbyllë punimet e seancës së sotme para orës 16:00, për shkak të një aktiviteti tjetër nga partnerët ndërkombëtar të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)