Svelça: Vuçiçi financon dhe organizon trazirat serbe në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 21:40
Svelça: Vuçiçi financon dhe organizon trazirat serbe në veri të Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça ka treguar atë që po ndodh ne veriun e Kosovës.

Svelça ka akuzuar me emër dhe mbiemër, Aleksandër Vuçicin dhe qeverinë serbe si financues dhe organizuar të trazirave në veriun e Kosovës.

Kjo deklaratë është në kuadër të deklaratave të Vuçiç dhe qeveritarëve të tij, për situatën në Kosovë. Realisht kjo retorikë, të kujton retorikën e viteve ‘80-90 kur Millosheviçi nisi 4 luftër në Ballkan. Është e njëjta gjuhë dhe kërcënime dhe e njëjta propagandë dhe gënjeshtra.

Në vazhdimësi të kësaj deklarate janë edhe faktet ku prezantohen shpërndarja e armëve të gjata, sulmet ndaj policisë. KFOR-i është dëshmitar që ka pasur grumbullime të njerëzve me uniforma dhe me armë me vete.

Gjatë muajve të fundit, policia e Kosovës është sulmuar 11 herë, me armë, me municion luftarak, bomba dore, eksploziv, vetëm e vetëm që të kufizojnë veprimet e policisë në veriun e Kosovës.

Nuk ja kanë dalë sepse policia është më e vendosur është edhe e përgatitur, që të ballafaqohet me këto grupe në mënyrë që të shtrijë sundimin e ligjit edhe atje.

Është konfirmuar se është Aleksandër Vuçiçi me qeverinë e tij, të cilët jo vetëm se nxisin, por edhe financojnë edhe organizojnë këtë rezistencë në veriun e Kosovës’, - tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça.

(Kosova Sot Online)