Vuçiq ia kthen Sveçlës: Shkëlqyeshëm po iu shkojnë reduktimet e rrymës

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 16:49
Vuçiq ia kthen Sveçlës: Shkëlqyeshëm po iu shkojnë reduktimet e rrymës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, pasi ky i fundit ka thënë se Serbinë nuk e presin ditë të lehta.

Vucic ka shfrytëzuar situatën energjetike në të cilën ndodhet Kosova për t’iu kundërpërgjigjur kreut të MPB-së.

Kreu i shtetit serb është përgjigjur me ironi duke thënë se “i vjen mirë që kanë ditë të lehta përpara, sidomos me ndërprerjet e energjisë elektrike”

“Po funksionon shkelqyeshëm për ta me mungesa të energjisë dhe është shumë e lehtë dhe e këndshme për ta.”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)