Mbytet në det 59-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 17:09
Mbytet në det 59-vjeçari shqiptar

Një 59 vjeçar është mbytur në detin e Sarandës gjatë ditës së sotme.

“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)