Moska kritikon Britaninë që nuk ka ftuar asnjë zyrtar të saj në funeralin e Mbretëreshës

  • A.P /
  • 18 September 2022 - 09:04
Moska kritikon Britaninë që nuk ka ftuar asnjë zyrtar të saj në funeralin e Mbretëreshës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka kritikuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës të hënën, raporton BBC.

“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë… si thellësisht të pamoralshme”, tha Zakharova.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin kishte thënë tashmë se lideri rus “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeralin.

Në funeralin e Mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.

(Kosova Sot Online)