Biden thirrje Putinit të mos përdorë armë bërthamore

  • A.P /
  • 18 September 2022 - 10:33
Biden thirrje Putinit të mos përdorë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të mos përdorë armë taktike bërthamore ose kimike në vazhdën e kundërofensivave të Ukrainës.

I pyetur nga CBS se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do të konsideronte përdorimin e armëve të tilla, Biden tha: “Mos e bëj. Mos. Mos. Do të ndryshonte fytyrën e luftës ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Biden tha po ashtu se përgjigja e SHBA do të ishte me pasoja për pushtuesin, por nuk pranoi të jepte detaje.

Rusia “do të bëhej më e keqe në botë se kurrë më parë,” tha Biden.

(Kosova Sot Online)