Rusia bombardon spitalin psikiatrik në Ukrainë

  • A.P /
  • 18 September 2022 - 14:37
Rusia bombardon spitalin psikiatrik në Ukrainë

Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë kanë mbetur të plagosur pasi forcat ruse bombarduan një spital psikiatrik në fshatin Strelechya. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, Oleh Syniehubov.

Objekti ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali ndërsa bombardohej, tha Syniehubov.

Ai shtoi në Telegram: “Gjatë evakuimit, rusët filluan një sulm intensiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur.”

The Guardian raporton se nuk ka mundur që deklaratat t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

(Kosova Sot Online)