Presidentja bën homazhe për Mbretëreshën në Londër

  • A.P /
  • 18 September 2022 - 17:40
Presidentja bën homazhe për Mbretëreshën në Londër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Londër për të bërë homazhe para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një reagimi në rrjetin social Twitter.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në Westminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj punës”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)