Shaqir Totaj endet me biçikletë nëpër rrugët e Prizrenit

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 16:40
Shaqir Totaj endet me biçikletë nëpër rrugët e Prizrenit

Në ditët e fundit të verës, kryetari  i Prizrenit, Shaqir Totaj, po endet me bicikletë nëpër qytet.

Sot pas orës 4 të pasdites, Totaj është parë në një nga rrugët në qendër të Prizrenit teksa udhëtonte me biçikletën e tij.

Gjatë kësaj vere, Totaj e publikoi një fotografi në Facebook, teksa ngiste bicikletën dhe inkurajonte edhe bashkëqytetarët të vepronin njëjtë.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ  , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj në korrik.

“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ”.

(Kosova Sot Online)