Shqiptari kapet duke vjedhur gjuan policët me gurë

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 16:54
Shqiptari kapet duke vjedhur gjuan policët me gurë

Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane i akuzuar për vjedhje.

Agjentët e Volantit arrestuan 30-vjeçarin shqiptar, i cili po kryente vjedhje në një shtëpi lokale në Atripalda.

Shqiptari, në tentativë për tu arratisur ka gjuajtur me gurë policët duke goditur njërin prej tyre.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë arritën të arratiseshin në fshatrat përreth duke humbur gjurmët.

Në vendin e ngjarjes u gjetën mjete për vjedhje, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë e viktimës.

(Kosova Sot Online)