Osmani takohet me Bidenin në Londër: Shprehu mbështetjen e palëkundër për vendin tonë

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 17:20
Osmani takohet me Bidenin në Londër: Shprehu mbështetjen e palëkundër për vendin tonë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Londër me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Osmani e takoi Bidenin gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidentja tha se Biden shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi Osmani.

(Kosova Sot Online)