
Ganja 'rroket' me Mehajn, e quan 'ministër norvegjez'

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ky i fundit gjatë ditës së martë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte njoftuar se miratimi i Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të rregullonte procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, paqeruajtëse të tjera, si dhe do të rregullohet edhe çështja e kujdesit të familjes së ushtarëve përgjatë misionit.
Ajo e quajti Mehajn ministër “norvegjez” i Kosovës, duke e akuzuar për “mashtrim” rreth kësaj çështjeje.
“JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu teksa e ka bashkangjitur edhe ligjin.
“Sot është bërë vetem plotësim ndryhimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes”, ka deklaruar Musliu.
Të hënën Armend Mehaj ka postuar në Facebook duke e dhënë këtë lajm.
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke u transformuar në ushtri, pasi Kuvendi i Kosovës në viitn 2018 i kishte miratuar projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(Kosova Sot Online)