Postoi video duke abuzuar me një vajzë të mitur në Prishtinë, Policia nis hetime

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 16:10
Postoi video duke abuzuar me një vajzë të mitur në Prishtinë, Policia nis hetime

Dje u publikua një video, ku dëgjohet një person duke iu drejtuar me gjuhë abuzuese një vajze të mitur.

Madje, videoja është bërë nga vetë personi që i thotë të miturës: . “Hajde të q… të prishi. Hape gojën”.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje, Policia ka thënë se e posedojnë informacionin për këtë video dhe janë duke e trajtuar.

“Referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju informojmë se, Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policor nga njësitë kompetente”, thuhet në përgjigje.

Policia nuk ka treguar nëse është identifikuar i dyshuari.

(Kosova Sot Online)