Policia thotë se tre persona u lënduan pasi shtylla elektrike ra mbi një veturë

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 16:34
Policia thotë se tre persona u lënduan pasi shtylla elektrike ra mbi një veturë

Një shtyllë elektrike sot ra mbi një veturë në Pejton të Prishtinës.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se janë lënduar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve  u është ofruar tretman mjekësor. Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)