Xhelal Sveçla humb betejën me ligjin

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 17:09
Xhelal Sveçla humb betejën me ligjin

Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave

Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anauluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës.

Image

(Kosova Sot Online)