
Kosova në negociata me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë për blerje të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë në negociata për të blerë dhe këmbyer rrymë.
Rizvanolli theksoi se me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë janë në negociata.
“Me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Greqinë, Bullgarinë, jemi duke vazhduar negociatat për të parë mundësitë qoftë për këmbim qoftë për blerje, aktualisht nuk kemi marrëveshje”, tha Rizvanolli gjatë konferencës për media.
(Kosova Sot Online)