Gjenden mbi 2 mijë kg mjaltë pa origjinë në Ferizaj e Han të Elezit

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 16:06
Gjenden mbi 2 mijë kg mjaltë pa origjinë në Ferizaj e Han të Elezit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për mjaltë pa origjinë që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve sot rreth orës 12:00 kanë nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

“Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, njofton policia.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore.

(Kosova Sot Online)