AUV në terren për salsiçen që u hoq nga tregu

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 16:38
AUV në terren për salsiçen që u hoq nga tregu

Kosova ende nuk e ka larguar nga tregu salsiçen “Wudy”, siç bëri Shqipëria, e cila po cilësohet tejet e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se inspektorët janë në terren dhe po gjurmojnë tregun për shqetësimin e ngritur.

“Inspektorët janë në terren që nga mëngjesi dhe po bëhet gjurmueshmëria”, ka thënë shkurt Thaçi.

Kujtojmë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka bërë të ditur se salsiçet pas analizave laboratorike, përbëjnë rrezik me ndikim serioz në shëndetin e njeriut.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Tutje, ky autoritet ka kërkuar kujdes nga konsumatorët, duke bërë thirrje që të mos konsumohen produktet Ëudy dhe t’i kthejnë ato pranë subjekteve ku janë blerë.

(Kosova Sot Online)