
Biznesmenit Labinot Vitija iu sekuestrohet vetura luksoze Mercedes G-Class

Në aksionin ‘Brezovica 6’ sot janë arrestuar shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe biznesmeni, Labinot Vitija. Ai dhe të dyshuarit e tjerë që ranë në prangat e Policisë janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se te i dyshuari Labinot Vitja janë gjetur dhe sekuestruar telefon, dokumente e gjëra të tjera, si dhe një veturë luksoze e tipit Mercedes G-Class.
Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri
Laptop “Apple”,
Dokumente ,
Certifikata Kadastra 3 faqe,
Kopje Plani 20 faqe,
Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
Kontarta Trojeve, 30 faqe,
Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,
Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
3 Vula
USB dhe një Sd Card
Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë
Ndryshe, media raportoi ekskluzivisht se përveç Vitisë, personat e tjerë që janë arrestuar janë: Berat Lahu Gani Berisha, Sami Sinani, Gëzim Sinani, Shukri Shabani dhe Salih Sinani. Ndërsa i dyshuari tjetër, Bajram Gashani, pronar i Bau Holding dhe Al Trade nuk është hasur ende.
(Kosova Sot Online